Lajme

Futbollisti i kombëtares shqiptare futet në karantinë për shkak të koronavirusit

Italia po përballet ditët e fundit me ankthin dhe frikën e koronavirusit, teksa shumë aktivitete sportive janë pezulluar. Së fundmi, “viktimë” e virusit të famshëm është bërë edhe sulmuesi i kombëres shqiptare, Xhakomo Vrioni.

Lojtari aktivizohet te Juventusi U23, ndërsa klubi bardhezi ka marrë së fundmi një vendim drastik.

Ata kanë futur në karantinë të gjithë ekipin dhe arsyeja janë rastet e reja të infektimit nga Koronavirus të dala në skenë gjatë orëve të fundit mes lojtarëve të US Pianezes, skuadër ndaj të cilës bardhezinjtë u përballën 23 shkurtin e kaluar.

Specifikohet që lojtarët e Juves nuk kanë shfaqur simptoma, por kjo është masë paraprake sigurie.

Pjesë e skuadrës që ka përfunduar në karantinë është edhe Xhakomo Vrioni, sulmuesi 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare që u transferua te bardhezinjtë gjatë merkatos dimërore.

1 Comment

1 Comment

  1. binance h"anvisningsbonus

    September 21, 2024 at 6:31 am

    Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top