Lajme

Gazeta gjermane: Në Kosovë po frynë erë e re që kur Albin Kurti erdhi në krye të “mullirit”

Qysh kur Albin Kurti ka ardhur në pushtet, padyshim që po frynë një erë e re në Kosovë, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Cajtung.

Pyetja e vetme është se cilën fuqi të erës mund ta përballojë kryeministri – i cili sapo ka ardhur në krye të mullirit të erës.

Një prej gazetave kryesore në Gjermani, Frankfurter Allgemeine Cajtung, fillon analizën e saj të marrëdhënieve aktuale Kosovë-Serbi duke prezantuar shkurtimisht kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe duke kujtuar rolin e tij në bllokadën afatgjatë të jetës parlamentare të Kosovës, kur, si udhëheqës i opozitës, ai nuk u shmang nga përdorimi i gazit lotsjellës
“Që nga fillimi i shkurtit, Kurti ka marrë përsipër përgjegjësinë e drejtimit të qeverisë për herë të parë, dhe kjo është e qartë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Beograd. Kryeministri i ri i Kosovës ka ashpërsuar marrëdhëniet me Serbinë”, shkruan gazetari Michael Martens për gazetën gjermane.

Ai kujton se në fjalimin e tij të parë në parlament, Kurti njoftoi se marrëdhëniet me Serbinë do të zhvilloheshin duke ndjekur logjikën e reciprocitetit: ashtu si ata neve, edhe ne atyre.

Kurti nuk ka sqaruar se si duhet të duket konkretisht kjo, por duke gjykuar nga politika e partisë së tij Vetëvendosje, disa aspekte janë tashmë të dukshme, shkruan ai.

Gazetari Michael Martens përmend po ashtu edhe problemin e takës 100 përqind, të vendosur nga qeveria e paraardhësit të Kurtit, Ramush Haradinaj në nëntor të vitit 2018.

Gazetari gjerman, megjithatë, dyshon se Kurti do të vërë në veprim idetë e tij, mbi të gjitha atë për reciprocitet. Së pari dhe më e rëndësishmja, i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani mund të ishte një pengesë, shkruan gazetari Michael Martens.

Teksti i Frankfurter allgemeine cajtung përfundon se është e vështirë të imagjinohet që Kurti do të guxonte të binte ndesh me mbrojtësin më të rëndësishëm të Kosovës: “Por, patjetër që po fryn një erë e re në Kosovë qëkur Kurti erdhi në pushtet. Sidoqoftë, akoma nuk është e mundur të gjykohet se cilën forcë të erës mund ta përballojë kryeministri i ri. Ai tek së fundmi ka dalë në mulli”, shkruan gazeta gjermane.

2 Comments

2 Comments

  1. Rastrear Celular

    February 11, 2024 at 3:29 pm

    Depois que a maioria dos telefones celulares for desligada, a restrição à entrada incorreta de senha será suspensa. Neste momento, você pode entrar no sistema por meio de impressão digital, reconhecimento facial, etc. https://www.mycellspy.com/br/tutorials/how-to-find-out-your-wife-cell-phone-password/

  2. Rastrear Celular

    April 3, 2024 at 9:16 pm

    Como faço para saber com quem meu marido ou esposa está conversando no WhatsApp, então você já está procurando a melhor solução. Escolher um telefone é muito mais fácil do que você imagina. A primeira coisa a fazer para instalar um aplicativo espião em seu telefone é obter o telefone de destino. https://www.xtmove.com/pt/how-to-know-who-my-husband-wife-chat-with-whatsapp-how-spy-another-phone/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top