Në Itali frika është e madhe nga koronavirusi. Tre persona kanë ndë rruar je të nga ky virus në Itali.
Kurse raportohet se 150 persona janë të infektuar me koronavirus. Austria e ka ndaluar qarkullimin e trenave me Italinë. Gazetarja Silvana Gjeçaj ka folur nga Italia.
Ajo ka treguar se disa aktivitete publike janë anuluar dhe se është kërkuar edhe mbyllja e katedrales në Milano. Rrugët dhe sheshet e këtoij qyteti janë boshatisur. Më tej për fax news ajo ka thënë:
Shkollat janë mbyllur në Lombardi, Veneto, Emilia-Romana. Ka probleme me maskat, aty ku gjenden kanë çmime të larta deri në 100 euro. Janë pezulluar të gjitha ngjarjet publike në disa nga qytetet kryesore, nga e premtja është përhapur masivisht tema e koronavirusit, të gjithë flasin për këtë. Ka edhe njerëz që vazhdojnë jetën normalisht. Sot rrugët e Milanos ishin bosh, kjo nuk ndodh asnjëherë. Në spitalet që trajtohet virusi kanë lindur tre fëmijë dhe fatmirësisht nga testet kanë rezultuar se as nënat as foshnjat nuk janë të prekura.
Po ashtu ajo tregon se do donte të kthehej për të takuar familjen dhe jo nga frika e koronavirusit. Edhe në Gjermani janë duke u marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.
Rastrear Teléfono Celular
April 4, 2024 at 10:37 am
Si te preguntas cómo saber si tu esposo te engaña en WhatsApp, quizás pueda ayudarte. Cuando le preguntas a tu pareja si puede revisar su teléfono, la respuesta habitual es no.