Në një intervistë për revistën “Living”, si rrallëherë Getoari ka folur për jetën private, planet për fëmijë, marrëdhënien me Marinën dhe si u njoh me moderatoren bukuroshe. I pyetur sesi e priti familja e saj lidhjen e tyre, Getoari ka treguar se marrëdhënien më të afërt e ka pasur me Luanën.
Reperi ka treguar se duke qenë se me Luanën kishte më shumë komunikim, e ngacmonte shpesh për Marinën.
“Marrëdhënien më të afërt e kam pasur me Luanën kryesisht për shkak të punës. Të dyja i kam njohur njëkohësisht, por me Luanën kam pasur më shumë komunikim dhe e kam ngacmuar për Marinën. Por çdo gjë ka ardhur natyrshëm dhe ngadalë. Si unë dhe Marina kemi punuar fare të rinj, kemi qenë të pavarur dhe i kemi marrë vetë vendimet. Edhe tani, kemi vendosur bashkë ku do shkojmë, çfarë do të bëjmë, ku do të jetojmë. Por për të dy ne është njësoj, si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishme është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo”, është shprehur Geti.