Lajme

Gjesti i thjeshtë por madhështor i kirurgut, i shëron pacientët jo vetëm me medikamente

Humori i mirë dhe pozitiviteti është një prej çelësave kyç për t’u rikuperuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga një ndërhyrje kirurgjikale, aq më shumë kur bëhet fjalë për fëmijë. Kjo është arsyeja pse mjeku Robert Parry, një kirurg pediatër, ka menduar të bëjë diçka me të vërtetë argëtuese dhe pozitive për të ndihmuar shërimin e secilit prej pacientëve të tij të vegjël.

Ky mjek human, prej vitit 2001 pikturon personazhe që ia kërkojnë fëmijët para se t’i fusë në operacion, mbi fashot apo produktet e tjera që aplikon në mirëmbajtjet e plagëve që duhen shëruar. “Oh”, gomari i famshëm që është mik i “Winnie the Pooh”, “Olafi”, personazh i “Frozen”, një flutur apo një princeshë e veçantë, janë vetëm disa prej personazheve që ky kirurg vizaton për pacientët e tij.

Qëllimi i tij është mjaft i thjeshtë. Gjatë një interviste shpehet:

Dua vetëm të argëtoj fëmijët dhe t’ju zvogëloj stresin që bartin pas një operacioni”.
Puna e mrekullueshme e vizatimeve të mjekut janë shpërndarë në rrjetet sociale, pasi spitali ku ai punon e ka cilësuar mes 10 gjërave më të mira që janë bërë në atë ndërtesë ku ofrohet kujdes shëndetësor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top