Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pak minuta më parë Greqinë.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në ishujt Dodecanese, me thellësi 10 km.
Lëkundjet e forta janë regjistruar rreth orës 12:21.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në njerëz.
Ishujt Dodacanese ndodhen në afërsi të brigjeve perëndimore të Turqisë, ndërsa autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e tsunamit.
Kujtojmë këtu që Turqia Lindore u godit pak ditë më parë nga një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.8 sipas shkallës Rihter, i cili shkaktoi 41 viktima dhe mbi një mijë të plagosur.