Instituti i Shëndetit Publik ka bërë një reagim ditën e sotme sa i takon situatës gripale në vend. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ISHP i bën një thirrje të fortë qytetarëve shqiptarë që të mos përdorin antibiotikë për ta trajtuar atë.
Me tutje, shkruhet se pacientët që janë në gjendje të rëndë mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin.
Gjithashtu, ISHP thekson se sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse dhe jo baktere.
Raste të shumta gripi janë shënuar në vend, ku shumë qytetarë duhet të marrin masat.
POSTIMI I ISHP
Gripi çfarë duhet të dimë për të
Mos e trajtoni gripin me antibiotikë
Pacientët që janë në gjendje të rëndë, të shtruar në spital me grip mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin.
Mos e trajto sëmundjen e gripit me antibiotikë.
Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse dhe jo baktere.