Që prej fillimit të vitit, 38 persona kanë hu mbur je tën në Greqi si pasojë e gripit.
Sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EHOD), numri i vd ekjeve nga gripi është rritur nga 17 në 38 në shtatë ditët e fundit.
Specialistja e sëmundjes infektive Elena Maltezos tha se virusi që shkaktoi gripin ishte i ndryshëm nga rastet e mëparshme, kështu që vaksinat nuk ishin mjaft efektive.
Duke theksuar se ekzistojnë dy lloje të viruseve të gripit në vend, H1N1 dhe H3N2, Maltezos përmendi që ato janë kryesisht të pranishme tek fëmijët e moshës 0-14 dhe mbi 60 vjeç. Duke njoftuar se epidemia do të vazhdojë deri në fund të marsit, zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të marrin masa të kujdesit personal dhe të raportojnë në qendrën më të afërt shëndetësore në rast të temperaturave të larta.
Në qytetet ku numri i pacientëve është më i lartë, shkollat janë pezulluar.