Lajme

Gruaja e Kobi Brajant flet për herë të parë pas tra gjedisë dhe na përloti me fjalët

Pas tra gjedisë që i mori je tën legjendës Kobi Brajant dhe vajzës së tij, ka folur për herë të parë Vanessa. Bashkëshortja e Kobit ka postuar një foto të tyren familjare në Instagram dhe shkruan se familja e tyre është shkatërruar, por do të përpiqen të ecin përpara.

“Vajzat e mia dhe unë duam të falenderojmë miliona njerëzit që na mbështetën dhe na dhanë dashuri gjatë kësaj periudhe të vështirë. Faleminderit për lutjet tuaja! Absolutisht kishim nevojë për to! Jemi komplet të shkatërruar nga humbja e bashkëshortit tim të mrekullueshëm dhe babait fantastik të fëmijëve tanë, Kobit dhe nga humbja e Xhanës time të bukur e të ëmbël, një bijë e dashur, e kujdesshme, e mrekullueshme dhe një motër fantastike për Natalian, Biankën dhe Caprin. Ne jemi të shkatërruar edhe për familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur të dielën dhe e ndajmë dhimbjen me ta.

Nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen tonë tani. Ngushëllohem me faktin që Kobi dhe Xhixhi e dinin që ne i donim shumë. Jemi jashtëzakonisht të bekuar që i kishim në jetën tonë. Do doja të ishin me ne këtu përgjithmonë. Ata ishin bekime që ikën shumë shpejt prej nesh.

Nuk e di çfarë na pret në të ardhmen, por është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Ne zgjohemi çdo ditë dhe ecim përpara sepse Kobi dhe Xhixhi po na i ndriçojnë rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafundme dhe e pamasë. Sa do doja t’i përqafoja, t’i puthja e t’i bekoja. T’i kisha këtu përgjithmonë.

Faleminderit që ndatë pikëllimin me ne. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për ta kaluar në privatësi këtë periudhë. Faleminderit për lutjet tuaja!”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top