Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka mëshuar fort gazetarit Baton Haxhiu, në mbrëmjen e së enjtes.
Haradinaj, i cili ndodhet në Tiranë, e ka quajtur Haxhiun “mercenar” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ai nuk i punët mirë.
“Nuk jemi lopë e dele”, e ka paralajmëruar Haradinaj, Haxhiun, në studion e Top Channel. Haxhiu ishte lidhur me video nga Kosova.
Shefi në largim i ekzekutivit kosovar e ka porositur gazetarin që të “mos mbajë ligjërata”.
Më herët, Haradinaj ka folur për përplasjen e tij me Ramën.
Haradinaj ka thënë se Rama me fanatizëm dhe me pasion është angazhuar për ndarjen e Kosovës.
Shefi në largim i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për padinë që Rama i ka bërë atij në Prishtinë.
Ai ka thënë se e konsideron padinë tallje dhe hajgare ndaj tij nga homologu shqiptar.