Lajme

Harrojeni fëmijën e dobët e të veshur keq, Alvini është shndërruar në një buçko që buzëqesh

Thuajse të gjithë shqiptarët u njohën me të voglin Alvin Berisha, i cili në muajin nëntor u shpëtua falë ndërhyrjes së mediave italiane nga kampi i tmerrshëm “Al Howl”, ku qëndronte prej disa muajsh në gjendje mjaft të vështirë shëndetësore. Ai është vendosur tashëm në familjen e tij, pranë të atit dhe motrave, ku duket se ka gjetur qetësinë dhe paqen.

Familja e Alvinit jeton në Itali, ku i vogli edhe është kuruar për problemin që kishte me këmbën. Në fotot e shpërndara në rrjet, Alvini shfaqet si një fëmijë i shëndetshëm, që e ka marrë tërësisht veten nga tmerri i kaluar disa muaj më parë.

Ajo që bie në sy në fotot e tij, është buzëqeshja vesh më vesh që nuk i ndahet nga fytyra. Alvini e ka marrë veten dhe nga një fëmijë i veshur keq e i dobët, tashmë shndrrin nën petkun e rrobave të pastra e të reja. Trupi i është shëndoshur e mbushur, ç’ka tregon mirëqenien pranë të atit.

Historia e Alvin Berishës theu zemrat e shumë personave, pasi babai i tij Afrim Berisha e kërkonte që prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin në kampin Al Haël në Siri

Alvini mbeti i vetëm dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ “Le Iene” arriti të gjejë 11-vjeçarin dhe të bëjnë takimin përlotës mes babait dhe djalit pas 5 vitesh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top