Lajme

Historia e Anës, maces së zezë me një sy që kërkon një familje për të jetuar

Një mace e zezë e adhurueshme me një sy, po kërkon një familje që ta adoptojë përjetë. Macja kërkon një person me të cilin të ketë një strehë dhe të kalojë pjesën e ngelur të jetës.

Ana është vetëm 4 muajshe dhe u dërgua në strehën për qen dhe mace në Battersea në dhjetor, kur ishte vetëm 7 javëshe. Kafsha shtëpiake me qime të shkurtër erdhi në jetë me një buzë të çarë, por disa javë më pas, pamja e saj u bë edhe më e veçantë.

One-eyed kitten looking for forever home

Pasi u dërgua në strehëzën e kafshëve të humbura, mjekët veterinerë zbuluan se Ana vuante nga një anomali kongjenitale. Kjo do të thotë se një nga bebet e saj të syrit nuk ishte zhvilluar. Sëmundja i shkaktonte dhimbje dhe siklet të madh të voglës, ndaj veterinerët u detyruan t’i hiqnin asaj njërin sy, në mënyrë që t’i lehtësonin dhimbjen, duke qenë se nuk mund të bëhej asnjë gjë për shërimin e saj të plotë.

One-eyed kitten looking for forever home

Duke qenë se ka shumë persona që i duan kafshët dhe duan të adoptojnë ndonjë prej tyre, strehëza e kafhsëve publikoi në rrjetet sociale fotot e Anës, duke menduar se dikush do ta dojë edhe atë. Problemeve të Anës i shtohet edhe ngjyra e qimes, e cila është e zezë. Shumë njerëz janë supersticiozë ndaj kësaj ngjyre, e veçanërisht ndaj maceve të zeza, pasi mendojnë se sjellin ters, por çdokush ka fatin e vet dhe le të shpresojmë se edhe Ana do të gjejë një familje.

One-eyed kitten looking for forever home

***

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top