Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ishte e ftuar Feride Tahiri, e cila tregoi një histori të pazakontë. Ajo është nga Kosova, por prej vitesh jeton në Gjermani. Feride në studio tregoi se kur mamaja e saj ishte 3-javëshe pësoi hemo ragji dhe ndë rroi je të.
Babai i saj mbeti vetëm me dy vajzat, njërën 3 vjeç dhe Ferideja 3-javëshe. Për shkak se nuk mundej dot të kujdesej për to, ai vendosi që Feriden ta jepte tek komshinjtë, të cilëve iu dha gjithë orenditë e shtëpisë në mënyrë që të kujdeseshin për të.
Por për shkak se ata nuk kujdeseshin mirë për të, babai i saj vendosi ta jepte për birësim shumë afër shtëpisë ku jetonte, në mënyrë që vogëlushja e tij të mos ndahej nga e motra dhe prej tij.
Teksa po rritej, Ferideja nuk e dinte që shoqja me të cilën ajo luante ishte motra e saj. Gjaku dukej se e thërriste dhe ajo mezi priste të shkonte në familjen e mikes së saj, pa e ditur që ishte familja e saj gjithashtu.
Ardit Gjebrea: Ti je e dyta?
Feride Tahiri: E dyta. Kur linda unë çdo gjë në rregull! I bëra tre javë, pas tre javësh mamaja ime kishe pësuar një hemo ragji, një gja këder dhje të jashtëzakonshme, që mjekët e asaj kohe nuk kishin pasur mundësi ta kuronin dhe kishte vd ek ur nëna. Kur më vd iq mami, pastaj filloi ajo jeta ime. Babi mbeti ashtu vetëm, i verbër me dy goca, njëra 3 vjeç dhe tjetra 3- javëshe. Babai u detyrua t’i shpenzonte gjithë ato çfarë kishte, me pasuri, me plaçka të shtëpisë, të më jepte tek komshinjtë aty afër, që të më kishte dhe mua afër, mos më largonte larg shtëpisë.
Ardit Gjebrea: Juve ju mbanin komshinjtë?
Feride Tahiri: Komshinjtë na mbanin! Me plaçka jepte babi im kolltuqet për një muaj, çfarë kishte i jepte nga një muaj, që të më mbanin. Babi e shikonte që s’më trajtonin si duhet, pastaj vendosi babi të më falte, të më birësonte me një familje, po aty komshi në rrugën tonë, që mos më largonte. E kishte pastur qëllim mos më largonte prej motrës dhe prej vetes dhe gjithmonë aty afër shtëpisë së vetë të më mbajë. Aty më mori një familje më birësoi, po pa dokumente, pa gjëra siç ka qenë. Si fjalë goje po ta jap, merre, rrite, është e jotja. Ata ishin një çift që s’kishin patur fëmijë kurrë dhe isha shumë e mirëseardhur aty. U bëra 3 vjeç, luaja me kalamajtë aty, luaja dhe me motrën time, por s’e dija që ishte motra ime, mendoja se ishte vajza e komshisë. Por motra ime ishte frymëzuar nga babi, që kjo është motra jote, afroje mos e lër larg. Historia e plote ne video: