Lajme

Historia virale: Qeni merr autobusin, shkon në park, luan dhe më pas kthehet

Një qen femër u bë e famshme në qytetin e Siatëllit në Amerikë. Eklipsi është kaq e pavarur, sa historia e saj është bërë virale.

Ajo merr çdo ditë autobusin, duke përdorur biletën që e ka të ngjitur në kollaren e qafës.

Qeni i racës mikse Labrador dhe Mastif, udhëton drejt parkut të qytetit, ku luan për disa orë. Më pas merr sërish autobusin dhe kthehet në shtëpi.

Të gjithë shoferët e njohin qenushen dhe ajo i bën të buzëqeshin. Edhe policia i ka dhënë dritën jeshile për udhëtimin. Pronarët e qenit e kuptuan se ajo është e rregullt në këtë itinerar. Po ashtu shumë pasagjerë janë dashuruar me qenin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top