Ky është horoskopi për ditën e martë 4 shkurt 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Jetoni ende me të kaluarën dhe nuk doni që të mbyllni asnjë derë. Gjeni një mënyrë për të kaluar frustrimin, nëpërmjet dialogut apo njohjeve të reja. Do të ketë surpriza të kënaqshme në jetën në çift. Nëse jeni në kërkim të një pune gjatë kësaj jave, do të ketë të reja të rëndësishme.
Demi
Do të jeni të mbushur me energji dhe do të jeni në gjendje që të realizoni të gjitha projektet për të cilët keni punuar. Ata që janë çift, do të kenë mundësi që të zgjidhin problemet e tyre. Gjithë çfarë mund të bëni është që të keni durim.
Binjakët
Jeta në çift nuk do të jetë e lehtë dhe do ju duhet që të bëni kompromise. Dëgjoni çdo gjë që njeriu i zemrës ka për t’iu thënë. Situata në punë nuk do të jetë e sigurtë, dhe do ju duhet që të punoni më shumë për të përmirësuar situatën.
Gaforrja
Pavarësisht zhvillimeve në fushën sentimentale, do të jeni në gjendje që të ruani paqen e brendshme. Kini më shumë besim, pasi shumë shpejtë do të ketë ndryshime të rëndësishme. Po ashtu duhet të përballeni me zilinë e kolegëve të rinj, për shkak se profesionaliteti juaj do të vlerësohet.
Luani
Keni vendosur që të shpenzoni gjithë kohën dhe energjinë me një person, i cili me sa duket nuk ju vlerëson. Nëse mendoni se nuk ja vlen pas një reflektimi të gjatë, Venusi rekomandon që të shihni përreth. Brenda pak javësh do të arrini të siguroni një sërë nismash dhe projektesh profesionale.
Virgjëresha
Suksesi do të dominojë në raportin në çift dhe do të shmangni çdo problem. Përfitoni nga kjo rritje dhe mos e çoni dëm energjinë tuaj me projekte të cilat nuk kanë të ardhme. Përqendrohuni në vlerat e vërteta.
Peshorja
Momentalisht harmonia nuk është në nivelin më të mirë, por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga puna për të forcuar raportin në çift. Ndërsa ata që janë vetëm, do të kenë zhvillime premtuese. Nëse mendoni se nuk e keni përdorur totalisht potencialin tuaj, atëherë mos hezitoni.
Akrepi
Njohja e partnerit/es do të jetë shumë e vështirë. Ata që janë vetëm do të dalin nga zonat e tyre të rehatisë dhe do të eksperimentojnë. Nuk ka mënyrë më të mirë se sa kjo, për të njohur veten dhe të tjerët. Stresi ju bën nervoz dhe konfuz.
Shigjetari
Jeta juaj në çift do të jetë mirë në muajt e parë të vitit, ku do të jeni mjaft tërheqës dhe plot karizëm. Suksesi do të jetë i garantuar, megjithatë duhet të punoni më shumë.
Bricjapi
Jeni duke u përballur me një krizë të papritur. Mundohuni që të jeni të qetë dhe të përballni situatën me partnerin/en, në mënyrën më të mirë. Mos hiqni dorë nga një histori e gjatë, por më parë mundohuni që të rikuperoni vështirësitë.
Ujori
Frika se mos mbeteni vetëm, mund t’iu shtyjë drejt objektivave të gabuara. Mos jeni indiferent ndaj asaj që ju thotë zemra, pasi instinkti do ju ndihmojë që të arrini objektivin, shkruan noa.al. Çiftet që janë në krizë, do të kenë prishje ekuilibri, por do të vijojnë të rezistojnë.
Peshqit
Kërkimi një partneri/e, është më e vështirë nga sa e kishit menduar. Vonesat në një punë do ju shqetësojnë. Të mësuarit e reagimit nën stres, do të jetë shumë e dobishme në të ardhmen. /a.y/noa.al
jepaync
November 8, 2024 at 7:41 am
and AstraZeneca Canada Inc priligy dapoxetine amazon Palmieri C, et al