Lajme

Horoskopi ditor, e mërkurë 5 shkurt 2020

Dashi
Për shkak te ndikimit jo shume pozitiv te yjeve, ata qe janë ne një lidhje ka rrezik te kalojnë një dite delikate dhe here pas here mjaft te turbullt. Kujdes me çdo vendim qe do merrni. Beqaret do kenë takime pa fund, por për një lidhje ende nuk do jete momenti. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni sfida sepse do keni humbje te mëdha.

Demi
Mos e lini rutinën t’iu pushtoje gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje sepse do shkatërrojë gjithçka te bukur qe kishit dertuar. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje. Ne planin financiar do luftoni fort qe ta stabilizoni sa me shpejt situatën. Gjendja do stabilizohet nëse bëni përpjekjet e duhura.

Binjaket
Nëse keni pasur probleme ne jetën tuaj ne çift, sot ka ardhur momenti te flisni sa me hapur me qellim qe t’i zgjidhni ato sa me shpejt. Yjet do i keni ne krah. Beqaret do kenë disa takime mbresëlënëse te cilat mund te shndërrohen shpejt ne diçka me tepër. Përgatituni! Gjendja financiare do lere shume për te dëshiruar. Mos kryeni asnjë lloj shpenzimi.

Gaforrja
Nëse jeni ne një lidhje duhet te shmangni patjetër aventurat kalimtare me persona tërheqës sepse do e shkatërroni marrëdhënien. Nëse keni nevoje për eksperienca te reja flisni me partnerin dhe ai mund t’ua plotësojë dëshirën. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime fale ndihmës qe do iu japin te afërmit. Gjithsesi nuk duhet pritur gjitonë prej te tjerëve

Luani
Jeta ne çift do jete shume me e mire sot. Partneri do mendoje edhe për ndonjë surprize te mrekullueshme e cila do ju beje te ndiheni për mrekulli. Beqaret do jene tërheqës dhe do marrin propozime pa fund. Do hidhni disa hapa para ne karriere sot dhe gjendja financiare do filloje te përmirësohet. Ne planin financiar gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Virgjeresha
Te shumte do jene planetët qe do kujdesen për mirëqenien e jetës suaj ne çift sot. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë një histori dashurie pasionante e cila do vazhdoje për një kohe te gjate. Financat do kërkojnë durim dhe maturi. Vetëm kështu gjendja do jete e stabilizuar.

Peshorja
Partneri do ju lumturoje gjate kësaj dite fale gjesteve dhe fale premtimeve qe do ju beje. Shprehjani edhe ju ato qe ndjeni. Beqaret do pëlqejnë vetëm fizikisht disa persona qe ne fakt nuk vlejnë aspak si njerëz. Mos bëni gabim te hidhni ndonjë hap. Ne planin financiar duhet te merrni disa vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e gjerave.

Akrepi
Te dashuruarit do bëjnë plane për pushimet e verës. Do jete një dite e bukur dhe e mbushur me bashkëpunim. Drite jeshile sot për te gjithë beqaret. Beni atë qe ndjeni pa menduar për te tjerët qe ju rrethojnë dhe qe japin ndonjë mendim. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë ende nuk është koha e duhur për te shlyer borxhet qe keni.

Shigjetari
Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, gjithçka do ece si e kishit menduar. Nuk pritet asnjë debat apo mosmarrëveshje me atë qe keni ne krah. Beqaret do e kërkojnë ne vende te papërshtatshme princin e kaltër, kështu qe nuk do e gjejnë dot atë. Ne planin financiar do keni shume vështirësi, madje disa mezi do ja dalin te kryejnë shpenzimet e nevojshme.

Bricjapi
Dite mjafte animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo dëshirë do ju plotësohet dhe do ndiheni për mrekulli pranë atij qe dashuroni. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria, por gjithçka mund te ndodhe si me magji. Ne planin financiar duhet te merrni masa dhe shpenzimet t’i kryeni te mire menduara. Shmangini sa me shume problemet.

Ujori
Dilni nga izolimi gjate kësaj dite dhe mundohuni te provoni eksperienca te reja ne çift. Ne këtë mënyrë do e kuptoni se jeta nuk ehte vetëm bardh e zi. Venusi do i ndihmoje beqaret ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Gjithçka do ndryshoje për ta. Financat do jene aq te mira saqë mund te kryeni edhe ndonjë investim me shume sesa zakonisht.

Peshqit
Jeta ne çift nuk do jete aspak e mire sot. Do jeni kokëfortë dhe nuk do pranoni te bashkëpunoni me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do realizojnë dot takimet e dëshiruara pasi rrethanat do vijnë ne një mënyrë te tille. Gjithsesi vetminë nuk do e ndieni aq shume. Financat do jene aq te mira saqë mund te kryeni edhe ndonjë investim te konsiderueshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top