Mbrëmjen e djeshme këngëtarja shumë e dashur për publikun, Artjola Toska, hu mbi të atin pak orë para koncertit që do të mbante në Sheshin “Nënë Tereza”. Ai vuante nga një sëm undje e rëndë që fatkeqësisht i mori je tën.
Në këtë moment të vështirë, të afërmit, miqtë dhe kolegët i kanë ofruar mbështetjen e tyre këngëtares. Moderatorja Arbana Osmani i ka dedikuar fjalët më të ndjera në një postim të bërë në Instastory. Ajo ka treguar se këtë të shtunë në “Dua të të bëj të lumtur” është prezente Artjola (puntata është xhiruar disa ditë më parë).
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për hum bjen e babait, mikeshës dhe artistes me zemër të madhe. Pak ditë më parë regjistruam programin ku Artjola zgjodhi të ishte e pranishme për t’i dhënë dikujt një mesazh shprese, ndërsa babai i saj ishte shumë shumë sëm urë. Të shtunën do ta shihni në ekran të buzëqeshur, por unë e di që zemra e saj dhemb, ashtu siç ndodh shpesh me artistët që para publikut që i do fshehin lëndimet personale dhe janë gati të argëtojnë dhe të çojnë misionin e tyre deri në fund. Faleminderit Artjola, je e rrallë”, ka shkruar Arbana.