Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Xhevdet Ferri, u nda nga je ta ditën e djeshme. Ai vuante nga një sëm undje e pashërueshme pulmonare e cila fatke qësisht i m ori je tën në moshën 59-vjeçare.
Ndarja e tij nga je ta tr onditi kinematografinë shqiptare dhe një boshllëk i madh është krijuar në zemrën e shumë njerëzve si kolegë, miq, fansa, të njohur, e sidomos te familjarët.
Vajza e tij, Bora, ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto bardhë e zi që pasqyron shumë dhimbje. Në foton në fjalë ajo shihet pranë të atit dhe krahas saj ka shkruar thjesht një frazë të shkurtër, që padyshim i ka prekur të gjithë. “O kapiten, kapiteni im”, shkruan ajo.
Fraza është nga poema e njohur e Walt Whitman: “O Captain! My Captain!”, shkruar në 1865-ën për shuarjenn e presidentit amerikan Abraham Lincoln. Me anë të kësaj fraze Bora ka treguar se i ati ishte udhëheqësi i saj në jetë dhe ajo ishte ‘vajza e babit’.