Lajme

Humbi të shoqin dhe vajzën 13-vjeçare, Vanesa Bryant poston mesazhin rrëqethës: S’mund ta pranoj dot që ata s’janë më!

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, hu mbi je tën në një aks ident tra gjik ajror me helikopter, së bashku me të bijën 13-vjeçare, Gianna Bryant, dhe 7 anëtarë të tjerë të bordit.

Ndarja tra gjike nga je ta Bryant preku mbarë botën, por dhimbjen më të madhe po e përjeton e veja e tij, Vanessa Bryant.

Së fundmi, ajo ka postuar një mesazh prekës në rrjetet sociale në lidhje me përballimin e humbjes së legjendës së NBA dhe vajzës së saj 13-vjeçare.

E pikëlluar pa fund, Vanessa publikoi një video në rrjetet sociale me momentet më emocionuese të bashkëshortit dhe vajzës së saj të ndjerë.

Në përshkrimin e videos, ajo shkroi:

Nuk kam mundur dot t’i përshkruaj ndjenjat e mia me fjalë. S’mund ta pranoj dot që Kobe dhe Gianna nuk jetojnë më. Nuk mundem dot ta mendoj që ata të dy u larguan nga kjo botë në të njëjtën kohë. Qenia ime nuk mundet dot të pranojë se Gigi dhe Kobe nuk do të kthehen më tek unë.”
Vanessa u martua me Bryant në vitin 2001, ku u bekuan me katër fëmijë.

Në postim, nëna e katër fëmijëve shtoi:

Ndihem tmerrësisht keq! Pse duhet të zgjohem në mëngjes kur vajza ime e vogël nuk është në gjendje ta ketë këtë mundësi? Po çmendem! Ajo sapo e kishte nisur jetën, kishte aq shumë për të jetuar. Atëherë, e kuptoj se duhet të jem e fortë dhe të jem këtu për tre vajzat e mia. Ndihem tmerrësisht keq që Kobe dhe Gigi nuk jetojnë më, por jam mirënjohëse që jam këtu me Natalian, Biankën dhe Caprin. Vetëm unë e di se çfarë ndiej. Ndihem tejet e pikëlluar. Thjesht kam dashur ta shpreh këtë dhimbje, në rast se ka dikush që ka pësuar një humbje si kjo. Zot, do të doja që ata të ishin këtu dhe ky makth të përfundonte. Lutjet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj tra gjedie të tmerrshme. Ju lutem, vazhdoni të luteni për të gjithë.”
Gjatë fundjavës, Vanessa ndau një video të vogëlushes së saj shtatë muajshe, Capri.

Aks identi tra gjik që i mori j etën basketbollistit legjendar të NBA-së ndodhi në 26 janar, në Kaliforni të SHBA-së.

Personat e tjerë që hum bën j etën atë ditë tr agjike ishin piloti Ara Zobayan, trajneri i bejsbollit John Altobelli, gruaja e tij Keri, vajza e tyre Alyssa, nëna e bijë, Sarah dhe Payton Chester, si dhe trajnerja e basketbollit i Akademisë Mamba, Christina Mauser.

Humbi të shoqin dhe vajzën 13-vjeçare, Vanesa Bryant poston mesazhin rrëqethës: S’mund ta pranoj dot që ata s’janë më! on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top