Lajme

I ati iu shua më 21 Janar, vajza e Veizit: Me qeverinë kemi marrëdhënie shumë të mira!

Kanë kaluar 9 vite nga protesta e 21 janarit 2011, ku të vr a rë mbetën 4 persona në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Një ndër ta ishte edhe Ziver Veizi, ku familja e tij vijon të kërkojë drejtësi.

Së fundmi, vajza e tij, Ana Veizi ka rrëfyer se nuk i ka humbur asnjëherë shpresat te drejtësia shqiptare si dhe tregon se familja e saj ka raporte të mira me kryeministrin Rama.

Në një intervistë për ‘A2’, Ana tha se Rama i ka qëndruar afër gjatë gjithë kësaj kohe dhe ajo së bashku me familjen e saj ndihen shumë mirë nga kjo pjesë.

Vajza e Ziver Veizit:

Unë gjithmonë do vazhdoj të besoj te drejtësia, nuk i kam humbur asnjëherë shpresat. Me qeverinë Rama kemi marrëdhënie shumë të mira. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta edhe për probleme të tjera personale që mund të kemi përveç vënies së drejtësisë. Na kanë qëndruar afër gjatë gjithë kohës dhe ndjehemi shumë mirë nga kjo pjesë. 9 vjet kanë kaluar dhe pa njeriun e zemrës është shumë e vështirë. Kanë qenë vite shumë të vështira por kam pasur mbështetje familjen dhe e kam pasur pak më të lehtë por dhimbja që unë ndjej nuk mund të përshkruhet me fjalë. Kjo është një ngjarje shumë më e rëndë dhe e ndërlikuar se ç’jepet dhe unë besoj se kjo është arsyeja pse drejtësia nuk është vendosur akoma. Unë kam besim te drejtësia, te reformat e reja, te SPAK-u. Me vendosjen e saj ndoshta do përshpejtohet drejtësia.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top