Myslym Gjyli është një 58-vjeçar, i cili është braktisur prej kohësh nga familja e tij e parë dhe për pasojë jeton mes vuajtjesh dhe të ftohtit në çadër. Ai bën apel për ndihmë nga shteti, pasi vetë nuk mundet të bëjë diçka për të kaluar këtë situatë.
Bëhet me dije se vajza nga martesa e parë e ka braktisur të atin që prej 15 vitesh.
Myslymi është i pafuqishëm të punojë dhe thekson se kur vjen darka, atij i duket sikur i vjen vd ek ja.
58-vjeçari thotë:
Të paktën të vejë dorë shteti, çfarë do bëhet me ne. Jam i pafuqishëm, se mosha bën punën e vet. Vjen darka sikur vjen vde kja, nuk di se si të shprehem aq ftohtë është. Me 4 batanije në kurriz prapë është ftohtë. Siç ka emrin çadër, por njeriu qenka shumë i fortë, shumë i durueshëm dhe duhet me i përballu këto fatkeqësi natyrore.’
Në çadër pothuajse gjithçka mungon, por bashkëshortja e tij e dytë është përpjekur ta bëjë sa më të ngrohtë.