Sandër Lleshi ka folur sot për herë të parë në lidhje me tenderin që i është dhënë gruas së ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, në kohën kur ky i fundit ishte në kërkim.
Lleshi si çdo herë tjetër është justifikuar dhe ka thënë se kjo është vepër e disa burokratëve që merren me procedura.
Firma është dhënë prej tij, por i kapur mat ai e ka hedhur fajin tek punonjësit e tij.
Në emisionin Open ai u shpreh:
Nuk kam firmosur asnjë tender, janë vetëm ca burokratë dhe shikojnë vetëm procedurat.”
Kujtojmë se pak kohë më parë ministria e Brendshme i ka dhënë një tender për mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT, gruas së Kajmakut, Merita Kajmakut.
Vlera e tenderit ishte 50 milionë lekë.
Tenderi në fjalë është dhënë më 30 dhjetor të 2019-ës, kohë në të cilën ish-kryebashkiaku ishte shpallur në kërkim. Kajmaku, të cilit iu hoq mandati për shkelje të ligjit të dekr minalizimit, pasi fshehu një rekord kri minal në Greqi, është shpallur në kërkim në 11 nëntor.