Një nga fëmijët që spikati mbrëmjen e djeshme në “Piter Pan” ishte Nikolla Prendi. Vogëlushi kur ishte vetëm 4 vjeç u mahnit një ditë nga dikush që pa në televizor duke recituar vargje nga “Lahuta e Malcis”. Nikolla i kërkoi të atit t’i blinte një libër dhe i ati i bëri dhuratë librin e Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malcis”.
Vogëlushi e lexoi dhe mësoi përmendësh më shumë se 3000 vargje.
Nikolla recitoi disa vargje nga Fishta në emision dhe i shpalli sfidë Elisa Spiropalit.