Lajme

I riu nga Gramshi rrez ikon të humbë tërësisht shikimin, familja lutet për ndihmë

Një 26-vjeçar nga Gramshi rrezikon të humbasë tërësisht shikimin, nëse nuk i nënshtrohet një operacioni në sy.

Ilson Hoxha është diagnostikuar me ‘keratokonus’ dhe duhet patjetër të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendi.

Familja e ka të pamundur mbulimin e kostos së operacionit, dhe dita-ditës sëmundja po avancon.

Motra e Ilsonit ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku ajo apelon për ndihmë. Kostoja e këtij operacioni është 6 mijë euro dhe ata luten që dikush t’i ndihmojë sadopak për kurimin e njeriut të tyre të shtrenjtë.

Kontributi i shqiptarëve mund të ndezë shpresat tek Ilsoni.

Ajo shkruan:

Përshëndetje JOQ, unë që po ju shkruaj jam motra e djalit që rrezikon të humbasë shikimin. Ju lutem Brenda mundësive të më ndihmoni me apelin tim për vëllain. Në muajin shtator të vitit 2019 vëllai im i cili quhet Ilson, diagnostikohet me ‘keratokonus’ (sëmundja progresive e kornesë) që i ka prekur të dy sytë. Nga syri i djathtë ai nuk sheh, sepse sëmundja ka avancuar shumë, ndërsa në syrin e majtë për të parandaluar avancimin e sëmundjes duhet të kryente një operacion, por pas operacionit dhe vizitave të tjera mjekësore, mjekët na informuan që sëmundja vazhdon të avancojë me ritme të shpejta. Për këtë arsye duhet të kryej në mënyrë urgjente një ndërhyrje tjetër kirurgjikale që është transplanti i kornesë dhe kryhet vetëm jashtë vendit. Familja jonë nuk i përballon dot kostot e larta të kurimit në Turqi, prandaj ju lutemi të gjithë shqiptarëve dhe shtetit të na ndihmojnë t’i rikthejmë shikimin të shtrenjtit tonë. Ata që janë të interesuar dhe kanë mundësi për të ndihmuar në kurimin e tij të na kontaktojnë tek ky nr: +355693275050 ndërsa Nr. i llogarisë është:(BKT) dhe emrin e përdoruesit (Ilson Petref Hoxha) AL1820511667003636CLIDCLALLB”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top