Aktori Genc Fuga në një postim në rrjetet sociale shruan se policia i ka vënë një gjobë në mënyrë të padrejtë.
Në këtë postim aktori i njohur thotë se sfidon efektivin e policisë rrugore që ia ka vënë këtë gjobë, por edhe shefat e tij që të gjejnë se ku është shkelja.
Mes rreshtash Fuga në postimin e tij shkruan se pagesën e kësaj gjobe e konsideron si fillimin e pagesës së kredisë të butë që ka marrë shteti shqiptar edhe për “ngritjen e nivelit profesional të policisë’’.
Po ashtu ai shkruan se janë burracak me uniformë shtetërore dhe se gjobën do ta paguajë sepse do t’i kushtojë shumë të gjejë se si apelohet kjo gjobë.
Postimi i plotë:
O “A. Peza”, efektiv policie rrugore! Të sfidoj ty dhe shefat e tu të gjeni shkeljen në rastin e mëposhtëm! Ndiqni fotot bashkëngjitur! Pagesën e kësaj gjobe po e konsideroj si fillimin e pagesës së kredisë të butë që ka marrë Shteti Shqiptar edhe për “ngritjen e nivelit profesional të Policisë (që duam) Do t’a paguaj se do të më kushtojë më shumë të gjej informacion si apelohet kjo gjobë! “Burracakë më uniformë shtetërore”! Mbas Sagës së ministrisë së rendit, ministri i fundit, premtoi se: “çdo sjellje e një efektivi policie, duhet t’a merrnim personale me të”. Zoti ministër?!’’