Lajme

Investime të mëdha për një këngë, Anxhelina Hadërgjonaj rikthehet në muzikë

Prej vitesh, Anxhelina Hadërgjonaj nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, por kjo nuk do të thotë se ka hequr dorë nga muzika. Anxhelina po punon për një këngë të re, për t’u rikthyer bujshëm në muzikë dhe lajmi prej disa kohësh po qarkullon në media. Por së fundmi këtë e ka konfirmuar edhe vetë Albërie Hadërgjonaj.

E ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, Albërija tregoi se Anxhelina ka që prej vitit të kaluar që po punon për këtë projekt.

Madje këngëtarja po investon shumë para, aq sa Albërija i kishte thënë se nuk do ta ndihmonte më.

“E motra, Agnesa e llaston shumë Anxhelinën. I thashë do ja pres kartat e kreditit. Anxhelina po harxhon shumë me projektet e këngëve. Unë thashë nuk merrem më, do t’ja pres të gjitha që ta kuptojë. Agnesa ma ktheu: Po ja preve ti, ja jap unë”, tregoi Albërija.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top