Lajme

Ja kur pritet të hyjë në fuqi sistemi i ri, ndryshojnë rregullat për emigrantët që duan të punojnë në Angli

Britania e Madhe pas Brexit-it po synon të vendos një sistem të ri në lidhje me emigracionin.
Sipas këtij sistemi punëtorët që kanë një kualifikim të ulët do të mbahen larg duke favorizuar personat e kualifikuar.

Pikët që do të jepen për të marrë një vizë pune për në Angli do të bazohen në aftësinë gjuhësore, kualifikimet dhe pagat që ato marrin për secilin aplikant.

Pragu tani për tani është vendosur në 70 pikë.
Ky prag do të jetë i lehtë për studentët e universiteteve, inxhinierët por shumë i vështirë për persona që kanë profesion si banakier, kamarier etj.

Për shembull, bazuar në pagat, punëtorët me të ardhura vjetore nën 23,039 £ do të kenë 0 pikë.
Midis 23.040 dhe 25.599 $ 10 pikë, mbi 25.600 do të jetë rezultati maksimal i pikëve 20.

Pikët e tjera (10 ose 20) merren nëse keni një nivel të mirë të gjuhës angleze, nëse keni një ose më shumë doktoratura dhe nëse keni një ofertë pune ‘solide’.

Zyrtarja e qeverisë Priti Patel tha për BBC se ky sistem i ri do të inkurajojë njerëzit që kanë talente dhe aftësi profesionale në punë.

“Ky sistem i ri do të garantojë që në të ardhmen të kemi një ekonomi më të mirë dhe më produktive”, tha ajo.
Pritet që sistemi i ri të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top