Të gjithë kemi mbetur të habitur, kur e kemi dëgjuar zërin tonë se tingëllon kur është incizuar. Shumica prej nesh nuk kanë mundur ta besojnë se është zëri i tyre, pasi tingëllon shumë ndryshe.
Momenti kur kemi dëgjuar për herë të parë se si tingëllon zëri ynë i incizuar në një video ka qenë moment i çuditshëm, sepse siç thamë edhe më lart zëri tingëllon aq ndryshe sa vështirë të besohet se është zëri ynë.
Për këtë gjë ka një arsye dhe një shpjegim. Dhe arsyeja është se kur e dëgjojmë zërin tonë në një incizim, valët e zërit që dalin nga altoparlanti udhëtojnë te veshët tanë përmes ajrit.
Ndaj kjo është arsyeja që e dëgjojmë zërin tonë në mënyrën se si tjerët na dëgjojnë kur flasim. Ndërsa shkencëtarët thonë se nëse doni me të vërtetë të dëgjoni se si tingëllon zëri juaj mbyllni veshin e majtë, flisni dhe incizoheni.