Lajme

Ja pse qenka mërzitur Rezart Veleshnja me Drilon Hoxhën

E mbani mend kur thamë se hatërmbetja mes Rezartit dhe Drilonit do të zbulohet shumë shpejt? U deshën vetëm dy orë pas publikimit të artikullit që Drilon Hoxha të reagonte në Instagram.

“Ndërkohë që po jepja intervistë për punën time, në dorën që kisha në xhep më erdhi një video nga një aktor ‘i madh,’” tha ai në referencë të një videoje që i kishte dërguar Veleshnja ku e pyeste pse s’ishte edhe ai në posterin e “Dashuria s’mjafton.”

“Pse s’më ke nxjerrë te posteri fare ti mua? Ik o Drilon, ik. Se e kam fajin unë, je në rregull ti,” i thotë Veleshnja kamerës.

Ky është posteri me plot 12 fytyra, por asnjëra prej tyre s’është e Rezartit.

Kon flikti më i ri publik nisi dje, kur Veleshnja tha se do të largohet nëse Drilon Hoxha përfshihej në panelin që po diskutonte kinematografinë në vend. Ai tha se përmendja e Hoxhës e ul nivelin e bisedës. Pak momente më vonë, ndjekësit i rikujtuan aktorit se ka qenë vetë pjesë e një prej këtyre filmave që përçmon kaq shumë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top