Lajme

Ja si do te jete moti keto dite te fundit te muajit Janar, surprizat nuk kane vazhduar akoma

Ditët e ngrohta e me diell të janarit, këtë fundjavë do t’ua lënë vendin ndryshimeve të kushteve meteorologjike të cilat pritet të zgjasin deri në fillim të shkurtit.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë, 25 janar) i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga vranësirat dhe reshjet e dobëta të shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Në veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar. Në orët e mbrëmjes, në zonat malore, pritet që reshjet e shiut t’ua lënë vendin atyre të dëborës.

Gjatë ditës së diel, reshjet e shiut pritet të përfshijnë gjithë territorin e vendit, kryesisht pjesën e dytë të ditës.

Ndërsa në lartësitë mbi 900 metra, reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugut me shpejtësi deri 7m/s dhe gjatë vijës bregdetare intensiteti i saj mund të shkojë deri 18m/s.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top