Maluma do të vijë për herë të parë në Shqipëri për të mbajtur koncert në Tiranë. Koncerti madhështor do të mbahet në 14 mars në Sheshin Nënë Tereza.
Më në fund edhe vetë Maluma e ka konfirmuar datën e koncertit me një video ku tregon datat e turit botëror, ndër to shfaqet edhe Tirana. “Jam shumë i emocionuar, jeni gati? Europe erdha”, shkruan Maluma.
Pak ditë më parë u publikuan edhe çmimet e biletave.
Bileta do të jetë 3000 lekë të rinj (25 euro) në zonën Mimosa dhe 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën Cherry, pranë skenës.