Nevina Shtylla, një nga prezantueset më simpatike të televizionit, është shumë e komentua në media jo vetëm për karrierën e projektet në ekran, por edhe jetën e saj private. Vitin e kaluar u zbulua se Nevina është në një lidhje me një jurist me emrin Arbër Myftari.
Mediat publikuan foto të çiftit dhe në verë ata u fotografuan bashkë nga paparacët.
Së fundmi lidhjen e ka konfirmuar edhe vetë Nevina gjatë emisionit “E diell”. Teksa po moderonte rubrikën “Trotuar”, Edi Manushi u ngatërrua dhe tha se Nevina e ka të dashurin ekonomist. “Ekonomist unë? Jo, jo. Është departament tjetër”, tha Nevina. “Jurist, se harrova”, ia ktheu Manushi ndërsa Nevina qeshi./Xing.al