Gazetari i njohur Marin Mema ka sjellë një dokumentar, në të cilin tregohet se si mbulohet ekzistenca e disa fshatrave shekullorë shqiptarë pak kilometra nga Beogradi në Serbi.
Në këtë dokumentar Mema thotë:
Janë fshatra shekullorë, të cilat megjithatë duket se janë fshirë plotësisht nga çdo regjistër që tregon shqiptarët në Serbi. Madje askush nuk do që historia e tyre të tregohet. Mbi të gjitha autoritet serbe dhe po ato shqiptare, që nuk i kanë përmenduar kurrë.’’
Lidhur me këtë një qytetar ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania. Ai thotë:
Rama flet për Minishengen me serbët, po për pesë fshatrat shqiptar në Serbi pse nuk flet askush?’’
Florent Hasani studiues ka thënë:
Me kohën serbët e kanë bërë punën e tyre në këto zona. Kanë bërë asimilimi. Vetëm të disa të moshuar bëhet pranimi që janë kelmendas. Kanë ardhur nga Malësitë e Shqipërisë.’’