Lajme

Jemi shqiptare! Dy motrat SHKENCËTARE kapin majat në SHBA e Britani, pas Harvardit shkojnë në Oxford

Dy motrat Detina dhe Argita Zalli në vitin 1999 emigruan si shumica e shqiptarëve duke shkuar në Angli.

Binjaket nga Patosi sot kanë arritur majat e shkencës botërore dhe po ngrenë lart emrin e Shqipërisë, sa në Britani aq edhe në SHBA. Së fundmi ato i janë dedikuar punës për të zbuluar më shumë rreth kancerit.

“Unë dhe motra ime jemi të dyja shkencëtare. Ne erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë. Ajo hapi horizontet tona drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë”, rrëfen Argita.

“Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pronova në Universitetin e Harvardit. Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘ Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, si Shqipëria.”, shprehet Detina, shkencëtarja dhe pedagogia në Harvard, e cila tregon planin e rradhës.

“Ne bëjmë bashkë studentët nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët më shumë rreth kancerit për të gjetur një ilaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Kontributi jonë është të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve. Shqipëria po lëviz në drejtimin e duhur”, thotë më tej shkencëtarja.

3 Comments

3 Comments

  1. Vladimir

    February 28, 2020 at 1:59 pm

    Suksese vajza. Lum prindrit qe ju kane, por edhe Shqiperia qe ju lindi.
    Paci shendet dhe jete per te miren e njerezimit. Njerez si ju jane te vecante ndaj dhe ju duam shume. God bless you

  2. Rastrear Celular

    February 11, 2024 at 3:54 pm

    Existe alguma maneira de recuperar o histórico de chamadas excluídas? Aqueles que possuem backup na nuvem podem usar esses arquivos de backup para restaurar registros de chamadas de celular. https://www.mycellspy.com/br/tutorials/how-to-recover-deleted-call-history-from-husband-phone/

  3. Rastrear Celular

    April 3, 2024 at 9:41 pm

    Para esclarecer completamente suas dúvidas, você pode descobrir se seu marido está traindo você na vida real de várias maneiras e avaliar quais evidências específicas você tem antes de suspeitar que a outra pessoa está traindo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top