Lajme

Jetojnë në shtëpi me 4 dhoma, çifti planifikon lindjen e fëmijës së 12

Një grua, nënë e 11 fëmijëve, shprehu se është e dëshpëruar për një fëmijë të dymbëdhjetë. Kjo dëshirë e mundon gruan edhe pse familja jeton në një shtëpi me vetëm 4 dhoma.

Image

Zoi Sulivan, 41 vjeç dhe Ben Sulivan, 44 vjeç, kanë 11 fëmijë, të gjithë nën 15 vjeç dhe duan të bëjnë edhe një tjetër. Çifti tregon rutinën si prindër të shumë fëmijëve, e cila fillon me zgjimin e tyre në orën 4 e 45 minuta. Prindërit kanë dhomën e tyre dhe tre dhomat e tjera janë të ndara për fëmijët.

Ben shpjegon:

Katër vajzat më të mëdha flenë në një dhomë, tre djemtë në një dhomë tjetër dhe katër vajzat e vogla në dhomën e tretë. Ne po bëjmë plane për një fëmi tjetër. Ndonjëherë këtu bëhet vërtetë shumë rrëmujë, por ne i duam shumë fëmijët tanë. Pse nuk do të donim një tjetër?”.

Nëna nuk ka shumë që e ka larguar djalin e vogël nga dhoma e çiftit për në dhomën e të vëllezërve, teksa thotë se ndihet vërtetë çuditshëm pa një bebe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top