Lajme

Jeton në Hungari, i riu nga Hasi i vë flakën pashaportës shqiptare: Krenar që jam shqiptar

Kemi parë shumë raste ku shqiptarët në vende të ndryshme të botës, sapo marrin pasaportat dhe bëhen shtetas të një vendi tjetër, djegin ose grisin pasaportat shqiptare.

E një rast i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, nga Hungaria. Një i ri shqiptar, i cili prej kohësh jeton në Hungari është pajisur së fundmi me pasaportën e atij vendi. Kaq ka mjaftuar që ai të marrë vendimin për të djegu pasaportën shqiptare.

Djali nga hasi shprehet se prej kohësh punon dhe jeton në Hungari, duke theksuar se jeta atje është komplet ndryshe. Ai thekson se ndihet krenar që është shqiptar, por kokëulur për ekonominë e vendin ku ka lindur.

Nuk është hera parë që në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë pamje të tilla.

I riu nga Hasi shkruan:
Pershendetje JOQ, jam nje djal nga hasi qe jetoj dhe punoj ne hungary “Budapest “ jeta ketu esht komplet ndryshe krahasuar me shqiperine krenar qe jam shqiptar por kokeulur nga ekonomia e vendit tim RRESPEKT.”

I riu nga Hasi i vë flakën pashaportës shqiptare: Krenar që jam shqiptar on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top