Hatem Ben Arfa është një nga futbollistët me cilësitë teknike më të mira në botë. Talenti i tij është i padisutueshëm, por karakteri ka qenë ai që e ka penguar të bëjë hapin e madh në karrierë.
Sulmuesi francez ka qenë pjesë e ekipeve të njohura si Newcastle dhe PSG, por nuk ka mundur dot të tregojë veten.
Së fundmi, ai ka gjetur ekipin e ri, teksa ka firmosur për Valladolid në La Liga, skuadër që ka si pronar Ronaldo Fenomenin.
Ditën e sotme është bërë edhe prezantimi i tij në stadium duke bërë disa lëvizje me topin.
Por francezi, duket se e ka shumë të rëndësishme pamjen e jashtme, aq sa ka refuzuar të bëjë disa goditje të topit me kokë.
Arsyeja e vetme ka qenë fakti se Hatem Ben Arfa nuk dëshironte që t’i prisheshin flokët. Video po bën xhiron e rrjeteve sociale…
“Jo se më prishen flokët”, futbollisti francez refuzon të godasë topin me kokë on Vidnews.