Superaksionet policiore u kanë dhënë fund aktivitetit të katër shqiptarëve që shisnin dr ogë.
Gjatë operacionit të zhvilluar në Terme Asqui të Italisë, të koduar “Pëllumbat”, u arr estuan 3 shqiptarë, të akuzuar për të paktën 300 raste të shpërndarjes së dr ogës.
Mediat lokale njoftuan se gjatë kontrollit me qen antidr ogë, karabinierët sekuestruan 250 gramë kok ainë që shqiptarët e kishin fshehur në kafazin ku mbanin pëllumbat.
Sakaq, në aksionin tjetër të zhvilluar në periferi të Selanikut, në Greqi, u arr estua një muzikant shqiptar 31 vjeç, baba i 2 fëmijëve dhe në pritje të fëmijës së tretë, pasi iu sekuestruan 100 gramë her oinë.
Ai kishte shkuar në Greqi qëkur ishte 13 vjeç dhe prej asaj kohe merrte pjesë në koncerte, kryesisht të këngëtarëve shqiptarë. Ai tha për policinë se detyrohej të shiste dr ogë për shkak të problemeve të shumta financiare.