Lajme

‘Kam gjetur dashurinë e jetës’, Zerka zbulon arsyen pse nuk e pranonte lidhjen me Ronelën

Young Zerka dhe Ronela Hajati janë prej vitesh së bashku mirëpo lidhjen e tyre vetëm së fundmi e pranuan, edhe pse mediat flisnin prej kohësh për ta. I ftuar mbrëmë në emisionin “Glamour Zone” Zerka e quajti Ronelën ‘dashuria e jetës së tij’.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e ka gjetur dashurinë e jetës, Zerka u përgjigj: “Besoj se po”.

Ester Bylyku: Kam dëgjuar që ti dhe Ronela për një kohë të gjatë, nuk e keni pranuar lidhjen, sepse nëse do ta pranonit, atë mbase nuk do ta ftonin më në koncerte, dhe figura e saj nuk do të ishte aq joshëse. Është e vërtetë kjo?

Young Zerka: Nuk është vetëm kjo pjesë, sepse jasht çiftet më të famshme janë Cardi B, me Offset. Por këtu në Shqipëri është më pak e theksuar, të bëjnë shumë pyetje ‘jo po kush e bën kafen e mëngjesit’. Më kupton?

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top