Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë i pranishëm në një ceremoni diplomimi të studentëve të Mjekësisë ditën e sotme. Teksa mbante fjalën e tij, Rama është ndërprerë disa herë nga disa studentë.
‘Rama ik’, ishin thirrjet më të shpeshta. Por ajo që i prishi fjalimin kryeministrit ishte pikërisht ndërhyrja e një studenti me thirrjen “Kam prerë biletën për arratisje nga Shqipëria”.
Rama edhe këtu nuk ka kursyer ofendimet e tij duke iu drejtuar mjekëve të ardhshëm se në sallë ndodhet një pacient i tyre.
Ai tha:
Është një individ që merreni dhe jepini shërbimin tuaj sapo të hidhni kapelet. Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejt mjekësor. Unë mund t`i përgjigjem dhe kësaj pyetje!
Mesa duket thirrjet ‘Rama ik’ do t’i dëgjojmë kudo tanimë, jo vetëm në stadiume apo kinema, por edhe në ceremoni diplomimesh.