Një vajzë kapi mat shoqen e saj të ngushtë duke vje dhur para nga çanta në shtëpinë e saj.
Samantha Wood, 27 vjeçe filloi të ngrinte dyshime rreth shoqes së saj që e njihte prej 14 vitesh, pasi i mungonin paratë prej kohësh.
Ajo bleu një kamera të vogël dhe instaloi në kuzhinën e shtëpisë së saj, ku pikërisht kishte lënë dhe çantën.
Nga pamjet filmike, shoqja e saj Collier, 28 vjeçe futi duart në kuletën e saj dhe i mori një sasi parash dhe i fshehu në rrobat e saj. Pasi pa filmimet fillimisht Samantha pranoi se nuk e priste dhe filloi të q ante por më pas vendosi ta denonconte aktin e turpshëm.
Ajo u shpreh:
Atë ditë veproi sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Më tha që më kishte bërë një filxhan çaj, sikur të më kishte bërë një favor, por ajo sapo kishte vje dhur nga unë. Qava kur pashë pamjet, ishte e papritur. Ajo ishte shoqja ime më e mirë që unë po ndihmoja dhe ajo po vi dhte nga unë, ishte një moment kaq i vështirë.”
Pas arr estimit nga policia, Collier vazhdon t’i dërgojë mesazhe shoqes së saj duke i kërkuar falje dhe pendesë.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA
“Kam qarë kur pashë pamjet”/ 27-vjeçarja zhgënjehet nga shoqja e ngushtë, e kap “mat” duke i vjedhur paratë on Vidnews.