Videoja e një kamarieri shqiptar, i cili punon në një restorant në ishullin Santorini të Greqisë u bë virale. Videoja tërhoqi vëmendje pasi kamarieri shqiptar shfaqej duke mbajtur një numër të madh pjatash në dorë në të njëjtën kohë.
Turistët e pranishëm në restorant u habitën dhe të gjithë nxorrën telefonat e tyre për të bërë foto.
Videoja u postua në faqen e JOQ ALBANIA dhe mori shumë komente nga shqiptarët, në pak kohë.
Mirëpo, ditën e sotme kamarieri i veçantë dërgoi sërish një video të njëjte më pjata në duar.
Ai u shpreh se me këtë video u përgjigjet të gjithë atyre komentuesve të cilët mendojnë se e bëra vetëm një herë. I riu thotë se kjo është puna e tij dhe e bën këtë në çdo kohë.
Kamarieri shqiptar shkruan:
JOQ përshëndetje perseri postova një video dje tek ju dhe me beri përshtypje një koment i një djali ku thonte të gjith e bejm një herë,duke mbajtur kaq shum pijata në duare.dua ti them se un mundem t’a bëj kurë të dua dhe në qdo kohë kjo është një video tjetër e bërë që t’a kuptojnë që unë mund t’a bëj kurdoherë flm”
Kamarieri shqiptar në Greqi tërheq sërish vëmendje, i përgjigjet komentuesve me grumbull pjatash në duar on Vidnews.