Lajme

Kan ceri i prostatës dhe 9 simptomat që meshkujt nuk duhet t’i injorojnë kurrë

Kan ceri i prostatës është një sëmundje e zakonshme që prek burrat. Simptomat e saj rrallë shfaqen në fazat e hershme, duke e bërë të vështirë të zbulohen derisa të jetë në një fazë të përparuar, me shanse jashtëzakonisht të ulëta të mbijetesës. Prandaj, këshillohet që meshkujt të kryejnë kontrolle periodike të prostatës çdo vit, si një masë parandaluese.

Ndërsa është e vështirë për ta diagnostikuar, kan ceri i prostatës mund të shfaqet me këto simptoma:

Urinim i shpeshtë (sidomos brenda natës)
Probleme me urinimin të tilla si: vështirësi, pamundësi për të përfunduar urinimin, të shkuarit shpesh në tualet, urinim në mënyrë të pavullnetshëm.
Urinim me gjakderdhje
Volumi i urinës bie
Djegie gjatë urinimit
Probleme me ejakulimin
Gjak në spe rmë
Dhimbje të ijë, kofshë dhe legen
Probleme të ereksionit (impotencë)
Të gjitha këto shenja ndikojnë në cilësinë e jetës së pacientit, duke e prishur atë. Gati të gjithë tipat e kan cereve të prostatës janë adenokercinoma.
Në stade të avancuara mund të këtë shenja shtesë në pjesë të ndryshme të trupit. Shenja më e shpeshtë është dhimbja e kockave, shpesh herë e lokalizuar në shtyllën kurrizore, në pelvis apo në brinjë, që shkaktohen nga metastazat në këto vende.

Karcinoma e prostatës paraqet një problem onkologjik të rëndësishëm për shëndetin publik, ajo zënë vendin e tretë të vd ekjeve për tumoret në meshkujt. Incidenca e saj është në rritje në shumë vende të botës, por vd ek shmëria prej saj ka mbetur e qëndrueshme. Kjo për shkak të shpërndarjes së informacionit dhe kontrolleve të hershme që kanë çuar dhe në diagnostikim të sëmundjes në fazat fillestare.

Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e mësipërme, është e domosdoshme që të vizitoheni menjëherë tek mjeku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top