Alketa Vejsiu ka treguar se si arriti të ngjitej në skenën e Sanremos, duke qenë një nga bashkë prezantuese e festivalit më të njohur italian.
E ftuar në “Opinion”, e pyetur nëse ka paguar për të qenë atje, Vejsiu e mohoi një gjë të tillë, ndërsa shpjegoi se përkundrazi, është paguara nga ata.
“Jo më kanë paguar. Nuk kam paguar as menaxher asgjë, më kanë paguar dhe më kanë paguar mirë, menaxherët marrin komision, po unë nuk kam hyrë në këtë sistem, unë jam në momentin e promovimit. Unë Sanremone bëra vetëm se ishte ëndrra ime”, tha ajo mes të tjerash.
Pjesë nga intervista:
Do të dukej shenjë delirancë gjë që s’është e rrallë në këtë vend
Alketa Vejsiu: Delirancë mbase sdo dukej se ëndrrat si kemi për fat në dorë,por vijnë na ilumojnë:
Kur e rrëfen njerëzit nuk e besojnë as ëndrrën…
Alketa Vejsiu: Prandaj është interesante se kjo historia është film…I them bashkëshortit tim kam parë një ëndërr shumë interesante dhe ai më thotë, unë kur të kam njohur 20 vjeç mbaj mend që ti kishe ëndërr të shkoje tek “Amici” pse e le përgjysmë këtë ëndërr, duhet t’i rikthehesh sepse ke fuqinë për ta bërë duhet ta besosh. Unë e mora seriozisht këtë mbështetje dhe shkrujata menjëherë email-in e parë të cilin e nisa në disa vende përfshirë Maria De Filipin që më la shumë muaj në pritje për një takim , nuk ndodhi asnjëherë ky takim për shumë arsye.
Një email? Çafrë email-i që thoshte unë jam filania , prezantuese në Shqipëri…
Alketa Vejsiu: Bashkë me skuadrën time të PR…na lanë në pritje shumë muaj dhe për shkak të anxhendës takimi nuk ndodhi dhe unë ndërkohë që asgjë nuk po ndodhte mora hapat e mia duke menduar që duhet gjetur një strategji tjetër sepse Toni Robins që unë ndjek kështu thotë: “Nëse një strategji nuk funksionin atëherë duhet gjetur një tjetër”. Të shohim kush është producenti dhe menaxheri më i njohur në Itali i industrisë së prezantuesve televiziv dhe më doli emri Lucco Presta Arcobaleno gjithmonë, më doli Paolo Bonolis menaxheri i famshëm i prezantuesve televiziv dhe mendova është një shenjë kjo mbase duhet të shohim në këtë dritë. Bëjmë lëvizjet e radhës një telefonatë më asistenten e Luccio Prestës e cila rezulton që ishte shqiptare, babain kalabrez dhe nënën shqiptare…Po po kjo është gjithë historia interesante. Shqiptare e lindur në Itali dhe e rritur aty,por por nënën nga Shqipëria.
Ajo më ndihmoi që të realizohej pas 6 muajsh takimi me Luccio Prestën. Kemi mbi tre vite që japim e marri, ai ka ardhur. Para dy viteve e takoi në studion e tij në Romë, nuk i kërkova asgjë i thashë kush isha dhe e ftova që të vinte në Shqipëri për të parë produksionet e mia në Tv Klan. Kjo është bërë me shkallë, me kujdes nuk është bërë në mënyrë invazive dhe imponuese. Unë doja të bënim një bashkëpunim italo-shqiptar për shkak të një ëndrre italiane të vjetër dhe kisha shumë dëshirë që edhe nëse nuk shkoja në Itali të sillja diçka nga Italia sicc ka ndodhur këto dy vitet e fundit … Dhe kështu vendosëm që të sillnim pak Itali në Shqipëri që të krijohej një cilësi në programet e mia. Ai erdhi në Klan pa sesa bukur realizojmë produksionet tona absolutisht prestigjioze dhe në të njëjtin nivel me produksionet televizive në Itali. Më prezantoi me Amadeusin disa muaj më parë për fatin tim të madh ndodhi që këtë vit të ishte 70-vjetori i Sanremos të ishte Amadeus prezantues dhe drejtues artistik…
Pse i sollët personazhët italian? Çfarë sillnin ata?
Vejsiu: Personazhet italian i solla sepse e kam menduar festivalin e madh si një homolog të Sanremos. Unë jam shumë italofile dhe jam e ndikuar nga mënyra si ata bëjnë televizion dhe ishte mënyra ime e të parit të festivalit dhe më pëlqeu që fituesi i Sanremos vinte këtu, ndërsa Ermal Meta kishte fituar atje
Edhe keni paguar?
Vejsiu: Jo më kanë paguar. Nuk kam paguar as menaxher asgjë, më kanë paguar dhe më kanë paguar mirë, menaxherët marrin komision, po unë nuk kam hyrë në këtë sistem, unë jam në momentin e promovimit. Unë Sanremone bëra vetëm se ishte ëndrra ime.
Si shkove në Sanremo, çfarë ndodhi?
Vejsiu: Intuitivisht kishe ndjesinë që do ndodhte Sanremo. E dija që do ngjitesha në skenë për 3 minuta dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, një sfidë profesionale shumë e rëndësishme, e fituar. Duke ikur në Kosovë për të provuar fustanin, në facebook pashë urime, dhe hyra pashë konferencën e Amadeus, as që e kisha idenë fare. Dija që do shkoja për monologun dhe jo për të prezantuar. Ndaloj makinën dhe bëj një të qarë të ekzaltuar.