Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca prej 6 vitesh është në një lidhje dashurie me menaxherin e saj, Krenar Çoçajn. Çifti janë fotografuar shpesh bashkë, kanë shëtitur botën bashkë, por preferojnë të mos e bëjnë lidhjen publike.
Megjithatë duket se një dasmë do jetë dita që Luana do e pranojë hapur dashurinë për Krenarin. “Panorama plus”, ka mësuar se Luana po planifikon të bëjë një ceremoni dasme me Krenarin.
Më shumë detaje dhe datën kur do mbahet kjo ceremoni na mbetet ta mësojmë në vazhdim.