Lajme

“Kemi një pasagjer të padisiplinuar në bord”, avioni i Alitalia bën ulje të papritur

Një “pasagjer problematik” ka detyruar që një avion Boeing 777-200ER i kompanisë Alitalia, të bëjë ulje të detyruar në aeroportin Heathrow, në Londër. Avioni ishte nisur nga Roma në New York dhe është dashur të devijojë rrugën.

Pilotit, i cili është nisur nga pista e aeroportit Fiumicino rreth orës 10:37, i është dashur të bëjë ulje të detyruar në Londër, pasi stjuardesat i kanë sinjalizuar se në bord ka pasur probleme. Gjithçka ka ndodhur teksa avioni po fluturonte mbi Francë.

Me të mbërritur në Hearthow, agjentët e policisë metropolitane jnë ngjitur mbi avion dhe pasi kanë sqaruar atë që ka ndodhur, kanë vendosur të mbajnë për kontrolle të mëtejshme pasagjerin “problematik”.

Një zëdhënës britanik i forcave të rendit, ka thënë:

Policia është thirrur në Terminalin 4 nga aeroporti i Heathroë, për një pasagjer të padisiplinuar në avionin që kishte nisur udhëtimin nga Roma drejt Shteteve të Bashkuara. Ai është detyruar të zbresë nga avioni dhe është arrestuar, në bazë të artikullit 136, për Shëndetin Mendor”.
Artikulli 136 parashikon që çdo person që dyshohet se mund të vuajë nga çrregullimet mendore, t’i nënshtrohet analizave, pa pasur nevojë që për të të ketë një urdhër gjykate. E kontaktuar nga “Corriere”, vetë kompania italiane ka pranuar ngjarjen që ka ndodhur, por pa dashur të specifikojë se cili ka qenë veprimi që ka bërë udhëtari.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top