Në disa raste, pa ose me vetëdije, djemtë kërkojnë ose tërhiqen nga vajzat që ngjasojnë me mamatë. Jo më kot, teoritë e psikoanalistëve, me në krye Frojdin, përpiluan kompleksin e Edipit që trajton dashurinë dhe lidhjen e fortë të djemve me mamatë.
Sigurisht që mbetet vetëm teori, megjithëse nisur nga rastet në vijim duket e vërtetë.
Floriana Garo dhe Lumturi Ratkoceri/ Ish-moderatorja e “Jo vetëm modë” ka një ngjashmëri të dukshme me të vjehrrën, kryetaren e Aleanca Kuq e Zi, Lumturi Ratkoceri. Flokët dhe sytë e gështenjtë si edhe buzëqeshja e ëmbël i bën të duken si nënë e bijë.
Ariana Fejzullahu dhe Nera Fejzullahu/Për shkak të nishaneve karakteristike në fytyrë, buzëqeshjes së ëmbël dhe syve të tërhequr, duket sikur Nera është nëna e Arianës dhe jo mamaja e Ermal Fejzullahut.