“Bërthama” e ajrit të ftohtë siberik tani gjendet pikërisht mbi rajonin tonë dhe do të mbetet edhe nesër. Për këtë arsye pritet acar sonte dhe veçanërisht natën e ardhshme në rajonin tonë.
Sonte në Kosovë do të vazhdojnë reshjet lokale të borës dhe erërat e ftohta veriore të cilat pritet të ndërpriten në orët e hershme të mëngjesit.
Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Erërat veriore do të fillojnë të dobësohen por do të jetë shumë ftohtë sidomos në mëngjes, mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat maksimale vështirë se do të dalin në “plus” ditën e nesërme, kurse ato minimalet do të ulën dhe do të sillën nga -3 deri në -10-11 në viset e ulëta, kurse në viset malore ajo më ulëta mund të shkojë deri në -13 gradë Celsius.
Ky është parashikimi i faqes së specializuar për motin accuweather për gjithë muajin janar: