Lajme

Këto tri shenja të Horoskopit mund të gjejnë dashurinë në këtë muaj

Shkurti erdhi dhe gjëja e parë që beqartë mendojnë është me siguri Shën Valentini. Nëse intensiteti i Saturnit dhe Plutonit i ‘godet’ të gjithë në këtë moment, do ketë një energji të veçantë që do mbushë me dashuri disa shenja të Horoskopit.

Kjo shenjë e Horoskopit sot do kalojë një ditë fantastike
Ja se cilat janë:

DASHI

Me planetin e dashurisë dhe kënaqësive sensuale, do rrezatosh një dritë të veçantë. Edhe Afërdita do jetë tranzit përmes shenjës tënde këtë muaj, ndaj duhet të kapësh rastin për t’u karikuar me energjinë e saj. Gjithsesi, duhet të lësh të lira emocionet e tua dhe jo vetëm të përqendrohesh tek puna, sepse është koha të gjesh dashurinë, ndjesinë e së cilës e ke harruar. Mos i ndrydh emocionet e tua. Nëse dikush të pëlqen, thuaja. Do jesh i/e parrezistueshëm/e, jo vetëm para kandidatëve/eve të mundshëm/e, por edhe përsa i përket ofertave të leverdisshme profesionale.

SHIGJETARI

Shko të eksplorosh, Shigjetar. Me Afërditën oranë, romanticiteti dhe gjithçka ka të bëjë me zemrën, pa dyshim do jetë në qendër të vëmendjes. Ky është gjithashtu një moment i shkëlqyer për të shijuar dëshirat e tua artistike dhe për t’u dashuruar me jetën. Do jetë momenti për të shijuar gjithçka. Nga arroganca jote e natyrshme deri tek karizma që ke, do ngjitet në qiell këtë periudhë.

PESHQIT

Muaji nis me Afërditën e mrekullueshme në shenjën tënde, ndaj do marrësh me siguri një pamje të shndritshme, të paktën deri më 17 shkurt. Gjithsesi, me t’u spostuar drejt Dashit, në shtëpinë tënde të dytë të financave dhe vetëvlerësimit, do ndihesh më i sigurtë se kurrë. Me Diellin që shkëlqen përmes shenjës tënde, për pjesën më të madhe të muajit do kesh më shumë energji se zakonisht. Mund të jetë e nevojshme të mbrosh vlerën tënde në brendësi të një skuadre, ose edhe një grup miqësor. Do surprizohesh kur të kuptosh se sa i/e pa rezistueshëm/e je për shumë vetë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top