Jemi mësuar ta shohim gjithmonë si shefin e kuzhinës së “Hell’s Kithchen”. Renato Mekolli paraqitet para publikut shqiptar si i egër, i rreptë dhe shumë kërkues ndaj konkurentëve mirëpo formati është i tillë dhe ai duhet të luajë rolin e “djallit”.
Duket se përveç talentit në kuzhinë Renato ka talent edhe këndimin. U desh që të pyetej nga fansat e tij në “story” që shefi i kuzhinës të zbulonte se po merret seriozisht me muzikën e se po përgatit këngën e tij të parë.
“E ke menduar ndonjëherë të bësh një këngë tënden?” pyetet Renato nga një ndjekës ndërkohë që surprizon me përgjigjen duke treguar se gjërat po bëhen gati, shkruan News31.al.
“Patjetër që po, po bëhet gati”-shkruan Renato duke na lënë shumë kuriozë për këtë projekt të ri të tijin që do e sjelli para publikut në një dimension tjetër, në atë të këngëtarit.